Ivica Daçiq thotë se kurrë nuk do ta japim veriun e Kosovës dhe këtu nuk ka asnjë dilemë

Daçiq: Serbia dhe Kosova janë të gatshme për ndërrim territoresh, por këtë nuk e lejojnë amerikanët

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë për mediet në Beograd se sikur të bisedohej vetëm me krerët e Kosovës pa mentorët e saj, Prishtina zyrtare ta pranonte propozimin e ndërrimit të territoreve. Ai ka thënë se fuqitë e mëdha, kur të përmendet demarkacioni dhe ndarja llogarisin se do të vinte deri te zhvendosja masive e popullsisë, sepse siç thotë ai, nuk e marrin parasysh se situata etnike në terren është në përputhje me propozimin për ndarje. I pyetur nëse janë të vërteta pretendimet e kryetarit  të Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, se Aleksandar Vuçiq e ka ofruara jugun e Serbisë, në këmbim për veriun e  Kosovës, Daçiq ka thënë se “nuk ka pasur asnjë bisedë në përpjekje për zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së Kosovës”. Duke folur për aktivitetet që priten lidhur me çështjen e Kosovës, ka thënë Daçiq se javën e ardhshme në Beograd arrijnë  ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Francës dhe se pret biseda të rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …