Daçiq: Serbia është e gatshme për zgjidhej kompromisi, por Prishtina nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel

Daçiq: Serbia është e gatshme për zgjidhej kompromisi, por Prishtina nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, se Serbia është e gatshme për zgjidhej kompromisi, por Prishtina sipas tij nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ka bërë thirrje që pa vonesa të themelohet bashkësia e komunave serbe. Daçiq kërkoi që të mos ndryshohet mandati i UNMIK-ut dhe vlerësoi praninë e OKB-së me rëndësi për ndërtimin dhe avancimin e stabilitetit dhe sigurisë, si dhe ndërtimin e mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, deklaroi se iniciativa e  presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për dialogun e brendshëm për Kosovën kontribuon për të qytetarët e rajonit. Ai tha se marrëveshjet e arritura për dialogun në Bruksel ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk po zbatohen me shpejtësinë e duhur, sidomos lidhur me formimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Ka ardhur koha për veprim në vend të justifikimit”, tha shefi i UNMIK-ut. Duke folur për dialogun në Bruksel, Tanin tha se është i rëndësishëm normalizimi i mëtejmë i procesit, dhe se ky proces është i rëndësishëm për zgjerimin e mëtejmë të BE-së.

Shefi i UNMIK-ut, tha se rritja ekonomike, paqja dhe stabiliteti i rajonit varet nga marrëdhëniet ndërmjet  fqinjëve, duke shtuar se për këtë janë të vetëdijshëm edhe Prishtina dhe Beogradi. Ai tha se përveç dialogut dhe nismave tjera diplomatike, është e nevojshme të punohet më tepër për ndriçimin e fatit të të pagjeturve dhe temave tjera me rëndësi për pajtim, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mbledhja e KS të OKB-së, ku është shqyrtuar raporti i sekretarit të përgjithshëm Antonio Guteres për punën e misionit  të OKB-së në Kosovë- UNMIK është mbajtur sot në Nju Jork. Ai ka vlerësuar se dialogu Beograd- Prishtinë kërkon përkushtim më të fuqishëm. Guteres në raportin e rregullt tremujor për punën e UNMIK-ut nga data 16 korrik deri 15 tetor ka theksuar se ky mision ka punuar në ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …