Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se anulimi i vizitave të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel dhe Uashington, është shenjë e qartë e pakënaqësisë së BE-së dhe Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë. Sipas tij, kryeministri serb ka dashur të përçojë mesazhin se nuk është e drejtë që të mos çmohen përpjekjet e Serbisë në rrugën e reformave drejt BE-së. “Presin nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara që të na mbështesin në rrugën tonë drejt Evropës, për të mos e destabilizuar Serbinë”, ka thënë Daçiq për mediet serbe. Ai poashtu ka mohuar raportimet e fundit se Serbisë i janë paraqitur kushte të reja në rrugëtimin drejt BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …