Dacic

Daçiqi po e shfrytëzon ‘pafajësinë’ e Millosheviqit për ta shfajësuar Serbinë për krimet e saj monstruoze

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç po e shfrytëzon vendimin e Gjykatës së Hagës, e cila e bëri të pafajshëm kryekriminelin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin, për ta shfajësuar Serbinë për krimet e saj monstruoze kundër popujve liridashës gjatë luftërave të viteve ’90. Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiç i ka deklaruar radios gjermane, “Deutsche Welle” se kur flet për “fajësinë e Sllobodan Millosheviqit” ka Serbinë në mendje. Ai ka theksuar se Gjykata e Hagës me dënimin e Radovan Karaxhixhit teorikisht përcaktoi se nuk ka fakte se Sllobodan Millosheviq, që është Serbia – sepse Millosheviq ishte presidenti i saj – ishte fajtor për krime lufte”. Daçiq ka shtuar se me vendimin e saj Gjykata e Hagës tregoi se nuk e ndan Serbinë nga Millosheviqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …