Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019, Drejtoria për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës mbajti takimin me drejtorët e të gjitha institucioneve arsimore. Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim Blerim Thaçi, uroj të gjithë drejtorët për fillimin e vitit të ri shkollor dhe njëkohësisht uroj drejtorët e rinj për angazhim në pranimin e detyrës së re. Ai në vazhdim pasqyroj aspekte të përgjithshme të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, përfshirë rinovimin e shkollave, mbajtjen e konkursit për plotësimin e kuadrit arsimor, krijimin e kushteve për angazhimin e koordinatorëve të cilësisë në bashkëpunim me MASHT. Viti shkollor 2018/2019 pritet të fillojë me 3 shtator për të gjitha shkollat, përjashtimisht në ndonjë institucion arsimor ku punimet për rinovimet e objekteve shkollore janë në përfundim e sipër. Po ashtu në kuadër të përgatitjeve, paraqiti para të pranishmëve realizimet dhe përgatitjet për furnizim me tekste mësimore, ku MASHT-i veç ka filluar të furnizojë me libra falas, e shumë shpejt do të furnizohet edhe Komuna e Malishevës. Në kuadër të përgatitjeve u diskutua nga të gjithë drejtorët, për rinovimet e shkollave, furnizimin me material higjienik, furnizimin me lëndë djegëse, furnizimin me material teknik dhe gjithashtu drejtorët e shkollave u informuan për kërkesat të cilat janë në procedurë e sipër në Zyrën e Prokurimit. Nga të gjithë të pranishmit u ra dakord për angazhime sa më të përgjegjshme në punë dhe në përkushtimin e gjithë komunitetit shkollor për arritjen e rezultateve sa më të mira në vitin shkollor 2018/2019.