Daim Hiseni

Daim Hiseni: Janë të papranueshme paragjykimet antikombëtare të TV-Dukagjinit se Kosova është vatër e terrorizmit në rajon

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i llogaritë të papranueshme dhe të palogjikshme sulmet, etiketimet, përbuzjet dhe nënçmimet që nga disa shtëpi informative i bëhen UÇK-së dhe luftëtarëve të saj.  Për SHVL UÇK-në janë të pabaza faktet e lansuara në RTV “Dugagjini” ku ditëve të fundit kishim rastin të shohim dhe të dëgjojmë publikisht ku shteti i Kosovës dhe institucionet e saja relevante u akuzuan si vatër e prodhimit të terrorizmit në Ballkan.

Për të qenë edhe më keq, këtu u vlerësua se shteti i Kosovës është faktori kryesor i destabilizimit në rajon i cili ka prodhuar banda terroriste, i ka finansuar dhe ka bashkëpunuar me shërbimin e brendshëm të Maqedonisë së Veriut ku përmenden edhe një shumë e bukur e mjeteve materiale ku Kosova dhe Maqedonia kanë investuar në mbrojtje të politikave Ruse dhe në dëm të integrimeve euroatlantike.

Sipas panelistëve të zgjedhur dhe analistëve prezent, pa pjesëmarrjen e asnjë përfaqësuesi të Ministrisë së Drejtësisë nga dy shtetet, pa pjesëmarrjen e asnjë nga përfaqësuesit e shoqatave të dalura nga lufta e tj. u deklarua se qeveria e RMV-së, partia shqiptare në pushtet bashkë me institucionet më të larta të Republikës së Kosovës duke përfshirë Kryetarin e shtetit, Kryeparlamentarin dhe Kryeministrin e Kosovës, ku që të gjithë një muaj përpara paskan qenë të njoftuar me rastin dhe kanë heshtur. Kjo le të kuptojmë që shkaktarët, autorët dhe organizatorët kryesor të këtij rasti qenkan kreu i këtyre dy shteteve, ku të burgosurit mbeten të jenë viktimë e politikave të drejtuara nga banda mafioze ?!!!

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ashtu edhe unë në cilësinë e Kryetarit të saj e kemi obligim në bazë të programit dhe akteve tjera normative që të mbrojmë të drejtën morale dhe juridike të çdo luftëtari të lirisë, të çdo anëtari të familjeve të dëshmorëve, invalid të luftës si dhe të garantojmë paqen, stabilitetin dhe mirëqenien në rajon, duke i jetësuar kërkesat sublime të qytetarit shqiptar konform ligjeve pozitive në vend dhe konventave ndërkombëtare.

Për SHVL UÇK-në, qëndrim i kahershëm i yni ka qenë se institucionet e Serbisë dhe politikat e saja pro ruse janë faktori kryesor i prodhimit të terrorizmit dhe destabilizimit në rajon. Andaj i hedhim të pabaza deklaratat e disa opinionistëve të shfaqura në disa mediume, ku në mungesë të njohurive ose të ndikuar nga qendra të huaja, mundohen të paraqesin tezën dhe akuzën që Kosova qenka vendi i cili prodhon grupe terroriste në rajon !!!

Fakti që qeveritë maqedone që nga tranzicioni e deri më sot kanë udhëhequr politikë shoveniste kundrejt shqiptarëve, fakti që nga aparati shtetëror në maqedoni kemi shumë raste të montuara ku viktimë e atyre rasteve janë shqiptarët, fakti se shteti i RMV-së akoma është i padrejtë kundrejt kërkesave legjitime të shqiptarëve, ne shoqatat e dalura nga lufta edhe mëtutje shprehim mosbesimin tonë ndaj institucioneve shtetërore të cilët akoma vazhdojnë të jenë të ngarkuara në baza etnike dhe fetare ndaj popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …