Daim Hiseni

Daim Hiseni: Lëvizjet e fundit gjeostrategjike rreth Ballkanit dhe Maqedonisë

Kur është në pyetje interesi i Anglisë dhe Gjermanisë, Franca është kundër dhe pozicionohet krahas Kinës dhe Rusisë. Bashkësia Europiane por edhe qendrat e NATO-së po bëjnë gabimin e radhës në Gadishullin Ilirik.

Pas lejimit të masakrës në Srebrenicë e cila u bë për dëshirën e presidentit të asaj kohe të Republikës së Francës, Shkëlqesia e Tij Fransoa Miteran, ku të gjithë e dini sa civilë u masakruan, tani BE-ja edhe njëher dëshiron që të tallet me fatin e njërit ndër pesë popujt më të lashtë në botë, gjë që e ka konstatuar dhe deklaruar vet instituti për çështje gjenetike pran Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më vjen keq që Bashkësia Europiane kësaj rradhe hudhi poshtë uratën e Papa Françeskut duke e poshtërsuar dhe nënvlerësuar bekimin e Papës ndaj tokës ku lindi Skënderbeu i njohur në Europë si luftëtar i Krishtit dhe njeriu i cili u shpall mbret me bekimin e Venedikut.

Vet Europa e njohi dhe e nderoi për njeri të paqës dhe solidarizimit njeriun me origjinë shqiptare që e pagëzuan me Titullin më të shenjtë të njerëzimit që është NËNA, pra Nëna Terezë.

Diçka nuk është në rregull këtu!

Ose Nëna Tërezë nuk është nënë e shenjtëruar nga Papa Gjon Pali II ose kjo Europë e sodit janë fëmijë jashtë kurore.

Duke njohur mirë Kanunin tonë ose Kanonin e Kishës Katolike në të cilën thiret europa, duke e njohur peshën dhe rëndësinë e NUNIT në Kanun, unë personalisht e kam të qartë angazhimin dhe sjelljen e Francës në interes të Sërbisë dhe Rusisë. Por ajo që më habit, është heshtja dhe nënshtrimi i shteteve anëtare të BE-së se si ata janë nënshtruar dhe në rastin konkretë kanë përqafuar Rusinë duke mbështetur kështu interesat dhe pazarllëqet e flliqta të Sërbisë.

Kjo që ndodhë me ne është tepër e tejdukshme.

Kur me shtetin udhëheq nëntoka (mafia), atëher normal që dështon diplomacia.

Atu ku sundon hajnia, nuk lulëzon demokracia por anarkia,

Aty ku neriu trajtohet vetëm si numër dhe jo si krijesë me vlerë, atëher në atë shtet populli nuk llogaritet sovran, por shteti është burg i zi dhe qytetarët e saj trajtohen për skllevër si në regjimin e egër të aparthejdit.

Këto zhvillime dhe pazarllëqe të ndyra për të cilat gjatë kohë trumpetojm, ne i kemi vërejtur që nga koha e misionit dhelpra e kuqëremtë gjatë vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut.

Është turp për partitë politike shqiptare të cilat nuk aritën të materijalizojn të paktën një nga pikat prioritare me interes kombëtar për popullatën shqiptare në këtë vend.

E pastaj ankohen pse shqiptarët e Iliridës janë me lesh dhe pse qytetarët e Kosovës pinë votka.

Përgjigje: Shqipëria e kanabisit dhe prostitucionit nuk dallon shumë nga qëndrimet dhe vendimet e Makronit.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …