Ne, nuk mund të bëjmë improvizime nga kriza në krizë. Ne, medoemos duhet të kemi diplomaci të re, e cila do të mund t’i parashikojë dhe parandalojë krizat. – Voren Kristofer
Konflikti në Maqedoninë Veriore përfundoi me zgjidhje politike. Politikanët dhe qytetarët e etnikumit maqedonas, nuk ishin atëherë dhe nuk janë të gatshëm as sot e kësaj dite për një zgjidhje të këtillë dhe prandaj asikohe reaguan ashpër ndaj Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Do të citoj pohimin e politikanëve dhe funkcionarëve maqedonas se cilat ishin ndryshimet dhe vendimet më të rëndësishme që u pranuan nga nënshkruesit e marrëveshjes dhe nga faktori ndërkombëtar:
përdorimin e parimit të Badenterit gjatë votimit në Parlament;
decentralizimin e pushtetit;
përdorimin e gjuhës shqipe, gjuhë e dytë zyrtare në shtet, dhe
përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në administratën shtetërore.
Në atë kohë bashkësia ndërkombëtare me vendosmëri këmbënguli dhe dëshmoi se mund të ndërhyjë, para se të shpërthejë lufta civile, duke investuar mjete në para dhe diplomaci për ta siguruar mungesën e sigurisë në Maqedoni.
Shumica e sondazheve të opinionit publikë dhe analiza e bëra në teren dëshmojnë se Marrëveshja Kornizë e Ohrit, vetëm si Marrëveshje e hedhur në letër, nuk mjafton. Është i domosdoshëm respektimi i mirëfilltë i ndërsjellë në mënyrë që bashkësitë të mund të jetojnë së bashku, pa marrë parasysh diversitetet, të cilat i vënë në pozita të kundërta apo i ndajnë. Veprat, medoemos duhet të pasojnë pas fjalëve.
Pikërisht, këtu qëndron vështirësia. Konflikti e thelloi mosbesimin dhe mosdurimin mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Hapat e parë drejt “veprave” janë të mundimshëm, të pakëndshëm, të rëndë, me shumë hezitime dhe obstruksione. Njëra nga pasojat e mundshme të “tërmetit politik” është përforcimi ndjenjës kombëtare tek shqiptarët etnikë, ndërkaq si reaksion i kësaj, tek maqedonasit u shfaq shovenizmi dhe dominimi i identitetit të tyre kombëtar. Kjo sjellje e tyre nuk garanton paqën dhe bashkëjetesën, nuk garanton ardhmërinë e funkcionimit të shtetit ligjor. Mos respektimi i MO-së me statusin final të gjuhës shqipe gjuhë zyrtare në tërë Republikën e Maqedonisë së Veriut e venë në rrezik sigurinë e mëtutjeshme të vendit.
Koncepti për Maqedoninë shtet kombëtar i popullit maqedonas, u braktis me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Pas shumë tentativave nga faktori ndërkombëtar për bisedime dhe marrëveshje të sinqert për zgjidhje afatgjate të kontestit mes maqedonëve dhe shqiptarëve sidhe krijimin e një shteti të popujve të barabartë, Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s, Xhorxh Robertson, e humbi durimin nga lajkat dhe lojrat e dyfishta të politikanëve maqedonas dhe i dërgoi porosi opinionit dhe politikanëve maqedonas: “Është koha që të kaloni nga Kushtetuta në bukë e gjalpë”.
Këshilli i Sigurisë së OKB-së mundëson shqyrtimin e çdo kontesti ose situate që do të mund të çojë deri në mosmarrëveshje të re ose mund të shndërrohet në kontest i cili mund të rikthen situatën e krizës dhe të rrezikojë ruajtjen e paqes.
Po bëhen afër dy dekada nga konflikti i armatosur i vitit 2001 ku politika në Maqedoninë e Veriut po vazhdon me bukë e gjalpë dhe në asnjë mënyrë nuk donë të mbledhë mendjen për të zbatuar marrëveshjen me shqiptarët, për të evituar njëher e përgjithmonë kontestin ndëretnik për të siguruar paqë afatgjate dhe barazi të plotë mes popujve shtetformues, bartës të sovranitetit në këtë shtet.
Detyrimi i ikjes, largimit të mbi 500.000 qytetarëve nga vendi ku shumica e tyre i përkasin moshës rinore, është dëshmi e qartë e pakënaqësisë dhe pasigurisë së tyre, e cila nuk i shkon në dobi stabilitetit dhe zhvillimeve integruese të vendit.
Fluski i refugjatëve nga kriza në lindjen e afërme, të cilët pritet të emigrojnë në numër të madh të tyre, do të jetë edhe njëra nga pikat serioze për luhatjen e sigurisë në rajon dhe thellimin e krizës ekonomike, kulturore dhe politike në RMV.
14 vite nga mos integrimi i plotë dhe i barabartë i qytetarëve shqiptar në shoqëri është shtylla kryesore e mosintegrimit të shtetit në BE. Shkaku kryesor i mosintegrimit është ndikimi i Kishës Ortodokse dhe shovenizmi i politikës maqedone në mos respektimin dhe mos realizimin e pikës kryyesore të marrëveshjes politike e cila solli armëpushim dhe e ndërpreu konfliktin e armatosur.
Vrasja dhe likuidimi fizik i qytetarëve shqiptar, të zërit të së drejtës për paqë dhe barazi në këtë vend, nuk e vdes dhe nuk e tremb qytetarin shqiptar. Përkundrazi, një ekstrem e lindë ekstremin tjetër. Por burimi i krijimit të krizave, të pakënaqësive dhe të padëgjueshmërisë qytetare është vet aparati shtetëror i ngarkuar në baza etnike dhe fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Opcion i vetëm për zgjidhjen e këtij kontesti është respektimi i plotë i MO-së me ndryshimet Kushtetuese, në të kundërtën, pasoja e albanofobisë e juaja do ti detyron shqiptarët të fillojn organizimin e tyre në baza të federalizimit institucional e cila do të jetë një hap para organizimit dhe jetësimit të autonomisë politike dhe definimit të statusit shtetformues. Hapat e këtilla vërtetë janë të dhimbshme për qytetarët, por janë pasoja të tranzicionit nga viti 1991, si mos përfillje dhe mos respektim i vullnetit të qytetarëve autokton të këtij vendi.
SHVL UÇK
Daim Hiseni