Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë në komunën e Hanit të Elezit, Menduh Vlashi dhe përfaqësues të DokuFest-it kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, përmes së cilit synohet funksionalizimi i bashkëpunimit afatgjatë për krijimin e platformës që nxit nxënësit dhe mbështet shkollat në përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativo-mësimor.