Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka paralajmëruar se rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Besjanës dhe Mitrovicës veriore do të jepen rreth orës 21:00. Ajo ka shtuar më tutje se kjo është e mundur pasi këto janë komuna të vogla dhe kjo mundëson numërimin e shpejt të votave. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka shtuar më tutje se deri kah mesdita ka pasur një dalje të vogël në zgjedhje krahasuar me numrin e qytezave që kanë votuar në zgjedhjet e 2017-ës. Ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se të drejtën për votim janë duke e shfrytëzuar edhe të infektuarit me kovid-19 dhe se kjo po mundësohet nga një ekip mobile e cila po shkon nëpër shtëpitë e të infektuarve.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …