Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të bëjë koalicion me LDK-AKR, por që sipas saj Lëvizja mund të hyjë në listën e koalicionit LDK-AKR. “Ata kanë mundësi t’i bashkohen listës së koalicionit LDK-AKR, por jo si koalicion, por në listën e tyre. Pra nuk mund të hyjnë si koalicion, por mund të jenë pjesë e listës së LDK-AKR-së”, tha ajo. Sipas saj, këtë mund ta bëjnë deri në datën e aplikimit për certifikim. “Deri në certifikim, deri në datën e aplikimit për certifikim e ajo është deri më datën 19 maj”, tha ajo. Mbrëmë në orën 00:00 ka skaduar afati për dorëzimin e koalicioneve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …