Dalja e ujit nga shtrati i lumit Vjosa ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen në zonat e përmbytura në Shqipëri

Dalja e ujit nga shtrati i lumit Vjosa ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen në zonat e përmbytura në Shqipëri sidomos nëpër zonat që përshkon ky lum. Prurjet e vazhdueshme të sasisë së madhe të ujit sot gjatë orëve të mëngjesit kanë shkaktuar çarje në argjinaturën e lumit Vjosa në Mifol dhe Bishan. Prurjet e ujit kanë qenë aq të mëdha sa niveli i ujit në këtë lum është rrit për 10 cm në ora dhe kjo ka bërë që uji të dal jashtë shtratit dhe të shkaktoj përmbytje masive. Ndërkohë është shtuar edhe numri i pjesëtarëve të ushtrisë, policisë dhe ekipeve të emergjencës si dhe mjeteve të motorizuara. Institutit të Gjeoshkencave ka paralajmëruar se sot priten reshje shumë intensive në pjesën jugore të vendit si dhe parashikon se edhe Semani dhe Shkumbini mund të shkaktojnë përmbytje.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …