Kur janë numëruar 100% të votave për kryetar të Prishtinës, dallimi mes dy pretendentëve për të parin e Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit, është vetëm 237 vota. Kryetarin e Prishtinës do ta mësojmë pas numërimit të votave më kusht. Sipas numërimit të votave nga KQZ, Ahmeti është duke prirë para Abrashit me 237 vota.
