Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Damian Gjiknuri,ka folur në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të vendit. Ai ka shpjeguar se shumica ka detyrë t’i japë shqiptarëve një kryetar, i cili nuk do të jetë si Ilir Meta modeli më i keq mundshëm. Sa i përket emrit të ish kryeministrit Fatos Nano për postin e kreut të shtetit, ai tha se nëse opozita bie dakord, ai mund të jetë një kandidat për tu vendosur në krye të shtetit. I vetmi përjashtim është të mos jetë pjesë e grupit të PS. Gjithsesi nëse do të prezantohet nga opozita mbetej për tu parë. Ne do dalim me kandidatin tonë pasi të përfundojnë raundet e para. Kam frikë se edhe raundi 2 do shkojë dëm pa një kandidat. Ne kemi një detyrë kushtetuese të bëjmë vendin me një president shumë më të mirë se ai që kemi pasur. Modeli më i keq pas Berishës ka qenë ilir Meta. Të gjithë presidentët e tjerë kanë qenë më të mirë se këta të dy. Mosiu ishte shumë gjithëpërfshirës, edhe Mejdani, edhe Nishani pavarësisht se ishte partiak u tregua shumë më u kujdesshëm në ekuilibrat politike. Ka ardhur koha të kemi një figurë të ngjashme me Moisiun pa interesa politike.
