Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, theksoi sot se “gati 9 vite pasi na la në duar “kufomën energjetike”, Sali Berisha tentoi sot të rikthehet në sytë e shqiptarëve si engjëll, ndonëse gjithsecili prej nesh e di se maska e engjëllit nuk rri mbi fytyrën e varrmihësit të sektorit energjetik”. Në një reagim pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për krizën energjetike, Gjiknuri tha se “do apo nuk do, i pëlqen apo nuk i pëlqen, ai do të mbahet mend si arkitekti i kolapsit financiar me sektorin energjetik, me humbjet mbi 45 %, zinxhirin e borxheve mes kompanive mbi 1 miliard USD dhe lakun e falimentit në qafë, falë privatizimit të dështuar e korruptiv të kompanisë së shpërndarjes”. “Reforma në energji është një prej sukseseve më të qëndrueshme të qeverisë “Rama”, dhe pse jo një prej arritjeve që si ish-ministër më bëjnë të ndjehem krenar. Në vetëm 5 vitet e para të qeverisjes sonë ne arritëm të përgjysmonim humbjet në energji, dyfishuam arkëtimet, rikthyem asetet e kompanisë në duart e shtetit shqiptar, i dhamë fund abuzimit ndaj qytetarëve në faturim, këputëm zinxhirin e borxheve mes kompanive dhe shëndoshëm financiarisht sektorin.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …