Ambasadori Dan Everts, ish-shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë në vitet 1999-2001, në pasthënien e librit “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, shkruan se një propagandë që vazhdimisht përhap lajme të rreme e shpifëse, vazhdon të hedh magji të keqe mbi Kosovën dhe përfaqësuesit e saj. Everts thotë se spastrimi etnik, që bënë serbët duke i dëbuar dhunshëm shqiptarët, ishte rezultat i një fushate sistematike, të planifikuar dhe me vullnetin e autoriteteve më të larta, dhe që përfshiu edhe forcat e rregullta dhe vullnetarët. “Nuk ekziston asnjë dëshmi e qëllimit të ngjashëm strategjik apo sistematik nga ana e shqiptarëve të Kosovës. As pretendimet për përgjegjësi personale për krimet individuale etnike që pretendohet të jenë kryer nga udhëheqësit e UÇK-së nuk bazohen në asgjë kredibile”. Viti 2018 nuk e gjeti Kosovën vetëm duke kremtuar dhjetëvjetorin e lindjes së saj si një shtet, ajo gjithashtu shënoi përvjetorin e njëzetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një aktore legjitime e luftës për pavarësi, shkruan Everts, mes tjerash në pasthënien e plotë e ambasadorit Dan Everts në librin “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …