Pas « jurishit » që kan marë UDB-ashët e ish pushtetit jugosllav, duke fyer dhe denigruar Luftën e shenjtë Çlirimtare të UÇK-së, duke fyer heronjët dhe martirët e rënë për lirinë e Kosovës, duke fyer dhe shkelur mbi gjakun e fëmijëve, bijëve e bijave, nënave, etërve e gjyshërve tanë,
I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj
T’ i thirrni deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta miratoni ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Jugosllav në KSA të Kosovës ”, lidhur me mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin dhe informimin mbi dokumentet të ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën 1944-1999. Kuvendi pastaj të emëroj edhe (komisionin) anëtarët e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, poashtu të emëroj kryetarin e këtij Autoriteti, duke i hapur kështu udhën fillimit të punës për ngritjen dhe funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm për informimin e qytetarëve dhe përballjen me të kaluarën e tyre gjatë regjimit të egër titoist e millosheviqian!
Drejtuesit e këtij institucioni duhet t’i zgjedh Kuvendi i Kosovës, ndërsa të verifikohen nga AKI (Agjensioni Kosovar i Inteligjencës)!
Ky institucion të betohet para kuvendit, se do jet i paanshëm, real dhe i përgjegjshëm në leximin e dosjeve, verifikimin dhe fare në fund të bëj publikimin e dosjeve, një për një, emër për emër, kushdo dhe cilëtdo çofshin ata, të vdekurit e të gjallët, duke i demaskuar hapur.
Njiherit, të rregullohet edhe me ligj, që sipas « peshës » së pozitave që kishin, për aq sa rëndon fajësia mbi ata, edhe të ndiqen ligjërishtë!
I nderuar Kryeministër, është koha për t’jua treguar vendin të gjithë ish agjentëve shqiptarë që i shërbyen dhe po i shërbejnë akoma, dje – shërbimit të sigurimit shtetëror jugosllav UDB, e sot atij të BIA-s serbe!
Qytetarët e këtij vendi, shpesh i dëgjoj të pyesin! Çfar mëshifet pas neglizhimt të institucionit shtetëror, për lënjen në harresë të dosjeve dhe Ligjit për LUSTRIM në Kosovë!
Po pra! Çfar mëshifet pas neglizhimt të institucionit shtetëror dhe lënjes së qëllimshme në harresë të Ligjit për LUSTRIM në Kosovë, duke pasë parasyshë zërat e zëshëm të disave nga përfaqësuesit e popullit, deputet të kuvendit të kosovës, aty këtu individë dhe përsonalitete të ndryshëm që janë marë me këtë dukuri.
Ata pra kanë bërë etiketimin me emër dhe mbiemër të ish-agjentëve të sigurimit serb, të cilët « kalërojnë » e lundrojnë lirshëm si kungulli mbi ujë, pa u skuqur as bërë një kërkim-falje publike popullit për bëmat e dëmshme që ia kanë bërë atij.
Në anën tjetër është për t’u habitur, kjo heshtje, mbyllje syshë nga ana e institucionit shtetëror për zhagitjen dhe mosthirrjen për ta bërë ligjin e lustrimit, njëherit mbylljen e veshëve dhe syve karshi zërave që e kërkojnë bërjen e ligjit për lustrim!
Edhe pse me shumë vonesë ky ligj është më së i domosdoshëm të ndodhë tani, sepse nuk guxon të mbetet i pabërë apo të lihet që ta bëjnë gjeneratat që do rriten krejt në rrethana kohore dhe historike tjera nga e kaluara!
Me ligjin për lustrim do kthjellohej mjegulla, do pastrohen radhët në institucione shtetërore ku ata janë të sistemuar, varësishtë prej peshës dhe rolit të tyre si pjestarë aktiv në udb edhe të meren në pyetje dhe të përgjigjen për dëmet që i kanë bërë popullit, para një gjykat të veçantë për këtë kategori!
Kjo nuk nënkupton assesi, eleminimin e tyre fizik, për asnjërin prej ish-pjestarëve dhe bashkëpunëtorëve të policisë sekrete serbo/jugosllave, gjat sistemit komunist dhe më pas!
Pse është momenti i fundit të ndodh mu tani?
Nuk mundë të dënohen krimet serbe në Kosovë, as nuk mundë të bëhen tribunale dhe gjykata ndërkombtare për gjenocid e krime lufte, pa i pastruar elementet e atij pushteti diktatorial e vrastar, që sot i kemi kudo në të gjitha poret institucionale dhe shtetërore të Kosovës
A nuk është e turpshme, që ish agjentët e UDB-së, ti kemi sot aktiv dhe pasiv, kudo nëpër institucionet tona shtetërore si dhe nëpër të gjitha organizmat e ndryshme anekëndë Kosovës. I kemi ata ish-agjentë që një pjesë e popullit i njeh, i ka identifikuar atëherë, dje dhe sot, si « shpiuna » e i sheh perditë të jenë pjesë e institucioneve të ndryshme, organizimeve dhe takimeve të ndryshme politike, kulturore-shkencore etj.!
Është e pafalshme t’ju ipet hapsirë ish- agjentëve që dje e luftonin me mish dhe shpirt lirinë e Kosovës, sot ata të jenë bartës të detyrave dhe përgjegjësive të ndryshme nëpër institucione shtetërore dhe organizata e subjekte të ndryshme shoqërore!
I takojmë dhe i hasim ata për çdo ditë në manifestime, solemnitete, data të ndryshme dhe përkujtime të së kaluarës së dhimshme por krenare të kombit tonë, pra aty takohen bashkë « xhelati dhe viktima »!
Ata ish-spiun dhe agjentë të sherbimit sekret serb, që populli i njeh me termin « udbash-a » tanimë kan arritur të krijojnë rrethin e gjërë të miqve të të gjitha shtresave shoqërore në masën popullore! Ata e shesin vehten patriot e at’dhetar!
Shpesh ndodh kur viktimat e këtyre agjenturave, këta njerëz i shohin në shoqëri me udhëheqës politik, nëpër gjyqësorin e Kosovës, si gjuqtarë dhe prokuror, i shohim në klube letrare, shoqata të ndryshme, organizata joqeveritare, fitim e jofitimprurëse, dhe ne që i njohim, fërkojmë sytë me habinë që nuk mundë ta besojmë, duke u lutur që « të jemi duke parë andërr »!
I nderuar z. Kryeministër dhe Ju të nderuar deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës si përfaqësues të zgjedhur nga populli, ju bëj thirrje që të mos humbni më shumë kohë, sepse punën që duhet bërë sot, duhet bërë sot, sepse nesër do e bëni patjetër por s’do e ketë efektin e duhur!
Kryeministër, të nderuar deputetë, kam besim se ju mundë të i përvileni edhe kësaj stuhie. Dikush duhet ta bënte!
Tregojini edhe kësaj herë «muskujt» dhe guximin tuaj!
Është momenti i duhur, mu tani!