Kongresmeni republikan, Dana Rohrabacher, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se “me marrëveshjen me Serbinë, Kosova ka hequr dorë nga pjesa veriore e saj dhe kjo marrëveshja nuk sjell paqe afatgjate në rajon. Në favor të kësaj do të ishte rregullimi i kufijve, Duhet të pranojmë se Kosova nuk ka marrë absolutisht asgjë, për atë që ka dhënë. Ajo çfarë ka dhënë është e drejta për të qeverisur pjesën veriore të vendit dhe dy komunitetet brenda tij. Kosova nuk kanë fituar sovranitet, përkundrazi. Kjo marrëveshje minon kërkesën e Kosovës për sovranitet, sepse nuk i jep autoritetin për të ushtruar sovranitetin.
Nëse arrini marrëveshje, e cila nuk ju mundëson që në praktikë të realizoni sovranitetin, atëherë nuk keni sovranitet. Andaj, Kosova, në esencë, ka dhënë veriun. Megjithatë, nuk them se nuk është dashur ta bëjë një gjë të tillë. Mendoj se banorët e veriut të Kosovës, të cilët këtu janë në pyetje, duhet ta kishin të drejtën për vetëvendosje.