Kongresmeni republikan, Dana Rohrabacher në një intervistë për “VizionPlus” në Tiranë ka thënë se krijimi i Maqedonisë si shtet ishte një projekt i dështuar dhe tani të gjitha rrethanat janë krijuar që pjesët e saj t’i jepen shteteve fqinje, përfshi këtu Kosovën dhe Bullgarinë. Qëndrimi im është që Maqedonia nuk është një shtet. Më vjen keq, por nuk është një shtet. Ata janë aq të ndarë, sa kurrë nuk do të jenë në gjendje që të shkojnë mirë së bashku. Prandaj, kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërsa pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të bëhet pjesë e Bullgarisë apo çfarëdo vendi tjetër me të cilët ata pretendojnë se kanë lidhje. Ideja është se duam ta mbajmë Maqedoninë gjallë sepse dikush, 30 vjet më parë vendosi që ky ishte konfigurimi që duhet të dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë, por kjo nuk çon në një arsyetim që kjo ide të mbahet ende” – tha Dana Rohrabacher, kongresmen, njofton Alsat-M. Kongresmeni republikan, Dana Rohrabacher ditë më parë ka propozuar edhe shkëmbimin e tri komunave shqiptare në Serbi me tri komunat e veriut të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …