Gazete serbe “Danas” njofton se Franca dëshiron të ketë rol udhëheqës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në artikullin e saj në mes tjerash shkruan se përderisa akterët ndërkombëtarë vazhdojnë të përqendrohen në problemin e Kosovës, gjë të cilën ata kryesisht e bëjnë prapaskenave. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta kundërshtojnë ndikimin e Rusisë në Serbi duke gjetur një zgjidhje për Kosovën. Por qasja e SHBA-së është gjithnjë e më shumë kaotike, duke pasur parasysh interesat në kundërshtim brenda SHBA-së dhe pikëpamjet e ndryshme brenda BE-së. Nga ana tjetër, Franca dëshiron të marrë drejtimin në zgjidhjen e problemit të Kosovës në mënyrë që të demonstrojë fuqinë e saj kombëtare, ndërkohë që mbledhja e Komisionit të ri Evropian kërkon gjithashtu përparësi për të treguar se ka besueshmëri në politikën e jashtme ndërkombëtare. Ndërkaq, Gjermania përpiqet të bindë BE-në që të përjashtojnë plotësisht çdo mundësi ndarjeje të Kosovës, nga frika e destabilizimit të Bosnjës e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, njofton në mes tjerash gazete serbe “Danas”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …