Daniel Serwer

Daniel Server: Ballkani do të jetë me fat nëse Grenelli do të jetë i zënë me Venezuelën dhe me Korenë e Veriut

Analisti dhe profesori, Daniel Server, ka shkruar se  Riçard  Grenell ishte famëkeq në administratën e parë të Trumpit për mashtrimin e disa rasteve. Si ambasador në Berlin ai kishte marrëdhënie të tmerrshme me gjermanët. Duke mos i diskutuar çështjet në katër sy, ai kritikoi kompanitë gjermane që bënin biznes me Iranin dhe Rusinë. Si i dërguar special, Grenell u përpoq të negocionte ndarjen e Kosovës, duke ua bashkuar Serbisë komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Ajo përpjekje dështoi. Më pas ai i kaloi disa muaj si drejtor shumë partiak, por i përkohshëm, i Inteligjencës Kombëtare. Në atë punë, ai i deklasifikoi dokumentet që mendonte se do t’i turpëronin demokratët. Ballkani do të jetë me fat nëse Grenelli do të jetë i zënë me Venezuelën dhe me Korenë e Veriut. Ai ishte afër shkaktimit të një katastrofe atje gjatë administratës së parë të Trumpit. Prej vitit 2021, Grenell është përfshirë me dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner, në investimet në hoteleri në Serbi dhe në Shqipëri. Për të do të ishte abuzim i rëndë të përfshihet tani në Ballkan. Por, në një administratë që nuk e di se çfarë do të thotë “konflikti i interesit”, mund të ndodhë që Kosova dhe Bosnja të viktimizohen.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu, ka deklaruar se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit është kryer nga Millan Radoiçiq, i mbështetur nga Serbia

Pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti në Komisionin për …