Analisti dhe profesori i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, shprehu indinjatën me Emisarin Special të Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili nuk e adresoi sulmin e 24 shtatorit në pjesën veriore të Kosovës. Ai tha se Lajçak s’e tha “asnjë fjalë” për terrorizmin e paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në takimin që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një vizite në Beograd. Asnjë fjalë për sulmin terrorist të 24 shtatorit të sponsorizuar nga Beogradi, mashtrimin në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Beograd apo përafrimin në rritje të Serbisë me diktatorët”, shkroi mes tjerash, Daniel Server.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …