Daniel Serwer: Pak shtete kanë arritur më shumë gjatë 12 viteve të ekzistimit të tyre

Server: Është i vogël numri i të rekrutuar nga Kosova në krahasim me përmasat e popullsisë myslimane

Analisti amerikan Daniel Serwer thotë se Prishtina është e angazhuar në përpjekje për të frenuar ekstremizmin dhe se kjo luftë ka dhënë rezultate. Duke komentuar  një artikull të botuar në gazetën New Jork Times, në të cilin Kosova cilësohet si një burim i ekstremizmit islamik dhe i xhihadistëve, Serwer thotë se për një sërë arsyesh ai nuk pajtohet plotësisht me pikëpamjen e shprehur në gazetë. Ai mendon se popullata në Kosovë e mbështet mjaft NATO-n dhe Bashkimin Evropian. “Së pari, është i vogël numri i kosovarëve të rekrutuar në krahasim me përmasat e popullsisë së atjeshme myslimane. Nga autoritetet e Kosovës janë marrë masa të forta ligjore në këtë aspekt, siç kanë qenë ndjekjet penale dhe dënimet. Dhe, në fund të fundit, popullata në Kosovë është shumë pro NATO-s, shumë pro Bashkimit Evropian dhe shumë kundërshtuese ndaj ISIS-it”, ka thënë Serwer, raporton Zëri i Amerikës. Analisti thotë se në Kosovë ka një farë përhapje të praktikave fetare që janë më konservatore. Kosova ka qenë një vend ku praktimi i fesë ka qenë dekuraruar për shumë dekada. Prandaj nuk është e habitshme që ka disa njerëz të cilët kanë zgjedhur një drejtim më konservator, sidomos në fshat, por kjo është mjaft e ndryshme nga ekstremizmi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …