Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka reaguar pas nisjes së seancave dëgjimore të Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së. Aty është thënë qe kjo Gjykatë nuk është një etnike dhe ka juridiksion edhe për gjykimin e krimeve Serbe, e po te njëjtin mendim e ndajnë edhe ekspertet çështjeve juridike. Deklarata e profesorit amerikan, Daniel Serwer, rreth juridiksionit të Gjykatës Speciale, mori mbështetje të Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë. Serwer tha se Gjykata Speciale ka juridiksion për gjykimin e kriminelëve Serbë. Në Serbi jo vetëm që nuk po gjykohen kriminelët e luftës, por ata po i marrin edhe funksionet më të larta shtetërore. Ne duhet të bëjmë presion dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se duhet të bëhet edhe një gjykatë speciale që do të gjykonte krimet e serbëve të bëra në Kosovë. Edhe pse disa kriminelë serb janë gjykuar nga Haga, por kanë mbetur të pa trajtuara shumë masakra në Kosovë, dhunimi i mbi 20 grave e shumë krime tjera”, deklaroi, avokati, Arianit Koci.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …