Analisti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar përfundimin e mandatit të përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit Special të BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, duke thënë se ata nuk arritën të prodhonin normalizimin politik mes Kosovës dhe Serbisë. Serwer, në një shkrim autorial, thotë se Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Escobar dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak, të dy me mandate për Ballkanin Perëndimor gjatë tre viteve të fundit, po japin lamtumirën e tyre në Uashington këtë javë. “Bëhet fjalë për dy diplomatë me përvojë që e njohin mirë Ballkanin. Ata kanë bashkëpunuar pa shumë fërkime. Çështja më e madhe e dukshme ka qenë mbështetja amerikane për ‘Ballkanin e Hapur’, një skemë për lehtësimin e tregtisë, në vendet e Ballkanit Perëndimor, por Lajçak dhe Escobar nuk arritën të prodhonin normalizimin politik mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ata e bënë prioritetin e tyre kryesor”, thotë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …