Analisti dhe njohësi i rrethanave të Ballkanit, Daniel Serwer, ka konsideruar se marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet shumë shpejt, mirëpo palët nuk kanë vullnetin e duhur. Serwer, ka folur për të arriturat e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse nuk ka preferuar t’i quajë të këtilla, duke thënë se Kosova ka fituar në raport me BE-në nga dialogu pasi është trajtuar e barabartë me Serbinë. “Për më tepër, mendoj se dialogu ka pasur një ndikim pozitiv në pozitën ndërkombëtare të Kosovës duke e vendosur atë në një pozitë të barabartë dhe simetrike me Serbinë në kontekstin e BE-së, ndonëse ka pasur një ndikim negativ pasi lejoi Serbinë të inkurajojë vendet që të vonojnë njohjen teksa dialogu vazhdonte”, ka thënë mes tjerash Daniel Server.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …