Serwer

Daniel Server: Më pëlqen qëndrimi i Bankës Qendrore të Kosovës pasi është institucion i pavarur

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin. Ai ka thënë se i pëlqen qëndrimi i BQK-së, pasi është institucion i pavarur. Sipas tij, çështja këtu është që Kosova e përdor euron si valutë të saj dhe dinari nuk po ndalohet. Ka shtuar se njerëzit prapë mund ta përdorin dinarin, por që transaksionet duhet të bëhen vetëm me monedhën euro. Unë e kuptoj një vendim të tillë. Euroja është një valutë më e qëndrueshme sesa dinari. Askush nuk humb para përveçse kur bëhet këmbimi i parave dhe sinqerisht përdorimi i dinarit në Kosovë është një shkelje e sovranitetit të Kosovës. Mund ta kuptoj se 15 vjet pas pavarësisë banka e sheh si kohë të përshtatshme për të zbatuar ligjin. Kjo nuk është një çështje e madhe, por një gjë e vogël, që ka një rëndësi simbolike për çështjen e sovranitetit”, ka thënë Daniel Server.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …