Analisti i Çështjeve Ballkanike, Daniel Server, ka shkruar se një kërcënim edhe më serioz në rajon është i pranishëm në Kosovë. Serbia tashmë kontrollon katër komuna me shumicë serbe në veri të lumit Ibër. Me inkurajimin e Beogradit, serbët atje braktisën institucionet e Kosovës, bojkotuan zgjedhjet e fundit dhe u rebeluan kundër vendosjes së kryetarëve të komunave jo-serbë që u zgjodhën. Serbia kishte rrëmbyer tre policë të Kosovës, kishte mobilizuar ushtrinë përgjatë kufirit, kishte frikësuar serbët që të largoheshin nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, kërcënoi Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe hodhi poshtë marrëveshjet e arritura me Prishtinën që Amerika dhe BE pretendojnë se janë ligjërisht të detyrueshme. Amerikanët dhe evropianët u përgjigjën vetëm me qortime të buta verbale. Edhe pse veriu i Kosovës tani është i qetë, sipas analistit, Daniel Serwer, diplomatët e Amerikës dhe BE-së ende insistojnë në tërheqjen e policisë së Kosovës nga territori sovran i saj. Ndërkohë, kryetari serb Vuçiq ka qenë i zënë me përpjekjet për të penguar Ukrainën që të njohë pavarësinë e Kosovës, një shkelje e qartë e një marrëveshjeje që evropianët dhe amerikanët thonë se është e detyrueshme, ka shkruar mes tjerash, analisti, Daniel Server.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …