Serwer

Daniel Server: Serbia dhe përfaqësuesit e saj në Kosovë shpallën ditë zie, kjo do thotë se ata mbështesin kryengritjen në veri

Daniel Serwer, profesor në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit “Johns Hopkins”, në Uashington, ka deklaruar se  Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit  me shumicë serbe, penguan një rebelim të armatosur gjatë fundjavës. Një polic i Kosovës dhe katër terroristë u vranë dhe disa u arrestuan. Por shumica duket se kanë ikur, tha Daniel Serwer. Sipas tij, Serbia dhe përfaqësuesit e saj politikë të Listës Serbe në Kosovë shpallën ditë zie. Ai thotë se kjo konfirmon mbështetjen e tyre për rebelimin. Ata duket se kanë gjetur një strehë të sigurt në Serbi. “Presidenti serb Vuçiq më pas u takua me ambasadorin rus Aleksandar Harçenko. Vuçiq është ankuar për spastrim brutal etnik në Kosovë, për të cilin nuk ka asnjë provë, tha Serwer, i cili ka hedhur dyshimet e tij rreth sulmit terrorist që ndodhi në veri të dielën, pasi konstaton se  në komunat me shumicë serbe në Kosovë, asgjë nuk ndodh pa dijeninë e Beogradit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …