Daniel Serwer

Daniel Server: Versioni i fundit i planit franko-gjerman avanson Asociacionin dhe nuk pranon reciprocitet për shqiptarët në Serbi

Analisti  i mirënjohur amerikan, profesori Daniel Serwer nj0hësi më i thellë i çështjeve politike e ekonomike  të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht ato që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi ka bërë një koment lidhur me versionin e fundit të propozimin franko-gjerman. Ai  thotë se propozimi i Berlinit dhe Parisit është një hap në drejtimin e duhur, nëse implementohet plotësisht megjithatë thotë se ka disa shtesa të dyshimta dhe elemente të rëndësishme që mungojnë. E veçanta që u publikua në versionin e fundit është se jepen më shumë detaje për çështjet që ndërlidhen me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, se sa që i ka parë në dokumentet e më hershme. Janë disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës. Serwer thotë se i pari nga paragrafët s’është i mirë meqë dështon t’i referohet Kushtetutës së Kosovës zi bazë për marrëveshje konkrete. Po ashtu  mungon edhe zgjidhja reciproke për shqiptarët që jetojnë në Serbi. Dështimi për të marrë njohjen nga pesë shtetet e BE-së është një prishje e marrëveshjes. Ndoshta nuk do të duhej të ishte në këtë tekst, por do të duhej të ndodhte në mënyrë që Kosova të bindet se normalizimi ishte real. Edhe me këto pesë njohje, kjo marrëveshje nuk do t’i afrohej Traktatit Bazë Gjermano-Gjerman, sipas të cilit supozohet se është modeluar. Kjo bëri që Republika Federale dhe Republika Demokratike të bëhen anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Këtu nuk ka një mundësi të tillë, pasi Rusia mund të përdor veto, ka thënë mes tjerash Daniel Server në analizën e tij për planin franko-gjerman.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …