Daniel Serwer, profesor në Universitetin ‘Johns Hopkins’ dhe ekspert për Ballkanin, thotë se kryetari serb Aleksandar Vuçiq po përpiqet të ndërtojë një Serbinë e Madhe, të cilën e donin Milosheviqi dhe Dobrica Çosiq. “Është një program serb, i modernizuar për Ballkanin e sotëm”, ka thënë ai. Serëer thotë se është i shqetësuar nga ambiciet e Vuçiqit për të marrë kontrollin mbi serbët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi. Këto komente eksperti amerikan për Ballkanin i ka bërë duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Nikshiq të Malit të Zi, pas të cilave pushteti lokal do të jetë në duart e forcave politike pro-serbe. Serwer problemin e sheh te dështimi për të zhvilluar një opozitë të fortë pro-evropiane që mbështet pavarësinë e Malit të Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …