Serwer

Daniel Serwer: Asociacioni nuk është arsye pse pesë vendet e BE-së nuk e pranojnë pavarësinë as Shtetin e Kosovës

Diplomati amerikan, Gabriel Escobar, gjatë verës, kishte konstatuar se mund të bëhej një fushatë globale për njohjen e pavarësisë së Kosovës, në këmbim të themelimit të Asociacionit. Sipas profesorit amerikan Daniel Serwer, Asociacioni nuk është arsye pse pesë vendet e BE-së  nuk e pranojnë shtetin e Kosovës. Kryeministri Kurti flet për një “atmosferë të mirë” me këto shtete jo-njohëse, ndonëse asnjëra nga to, madje as Greqia, nuk jep shenjë se qëndrimi kundër mund të ndryshojë. Daniel Serwer, thotë se mënyra më efektive për t’i siguruar njohjet është bashkëpunimi me secilën nga to. Duke punuar me secilën nga to, për ta kuptuar pse ato nuk e njohin Kosovën dhe duke bashkëpunuar me to për të hequr çfarëdo pengese që ekziston. Dyshoj se Asociacioni është pengesa kryesore për ndonjërën nga to”, tha Serwer. Gabriel Escobar dy  muaj më parë kishte thënë se nëse zbatohet marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, nëse themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, atëherë do t’u hapej rruga për një fushatë  globale për njohjen e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …