Analisti i mirënjohur, Daniel Serwer, ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe administrata amerikane po përpiqen me kujdes të injorojnë mashtrimet që u bënë në zgjedhjet për Beogradin. Ata nuk i kritikojnë shumë zgjedhjet në Serbi, të cilat nuk ishin të drejta dhe përpiqen t’i injorojnë. Duke folur për krizën pas zgjedhore në Serbi, Serwer ka thënë se vëzhguesit ndërkombëtarë kanë konstatuar se rezultatet e zgjedhjeve nuk përputhen me vullnetin elektoral të votuesve. Mendoj se Amerika dhe Bashkimi Evropian po llogarisin tek Vuçiqi për të ofruar disa gjëra, siç është marrëveshja për targat në Kosovë. Në Uashington, problemet e Ballkanit janë të padukshme dhe kanë pak rezonancë politike. Sinqerisht, askush nuk beson se do të ketë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve amerikane. Është e mundur të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore pa vendosur lidhje diplomatike dhe njohje, por për këtë duhet vullnet i mirë. Por ai vullnet i mirë nuk është aty. Politika në Beograd është tërësisht antishqiptare, por flitet në atë drejtim dhe ky nuk është drejtimi drejt Perëndimit”, ka saktësuar Daniel Server.