Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar për mediet se e konsideron pasqyrë të keqe dhunën në Kuvendin e Kosovës. Ajo që ka ndodhur të enjten e dëmton tempullin e demokracisë. Ka ndodhur kjo madje ka ndodhur edhe në Shtetet e Bashkuara para 50 vitesh, por nuk pasqyron mirë. Vetëm e dëmton Kosovën dhe shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Serwer. Pikëvështrimi im është se deeskalimi është shumë i rëndësishëm të bëhet, por duhet të bëhet nga të gjitha palët dhe ajo çfarë po kërkon BE-ja është shumë e njëanshme dhe më duket që ka kërkesa që duhet bërë edhe ndaj Serbisë gjithashtu”, tha ai. Analisti amerikan foli edhe për raportet ndërmjet Kosovës e BE-së, për të cilat ai tha se janë të këqija. Është më se e qartë se Kosova duhet t’i përmirësojë marrëdhëniet e veta me Uashingtonin dhe Brukselin dhe i kisha inkurajuar autoritetet në Kosovë që të jenë të vëmendshme ndaj kësaj nevoje. Kosova është vend i vogël, që ka fqinjë armiqësorë dhe ka nevojë për miq. Mendoj që Perëndimi po e tepron me tërheqjen e Serbisë dhe duke fituar shumë pak nga ajo. Diplomatët amerikanë kanë premtuar se mund ta sjellin Serbinë në Perëndim, e që unë mendoj që është e pamundur me personat siç është Vulini. Është po ashtu edhe për shkak të asaj se Serbia ka lejuar që një pjesë e municionit të shkojë në Ukrainë. Unë mendoj që është një arsye e papranueshme”, tha mes tjerash, profesori amerikan, Daniel Serwer.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …