Daniel Serwer

Daniel Serwer: Është e mundur të zgjidhet çështja mes Kosovës e Serbisë, por gjithçka varet nga vullneti politik i palëve

Eksperti i mirënjohur i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, thotë se është e mundur të zgjidhet çështja mes Kosovës e Serbisë, por gjithçka varet nga vullneti politik i të dy palëve. Ai thotë se vullneti politik në masë të madhe varet nga presidentët e dy shteteve. “Është e pamundur të parashikohet nëse do të vendosin ta zgjidhin këtë çështje brenda këtij viti. Duket se Prishtina është më e padurueshëm se Beogradi për ta bërë këtë, por unë shpresoj se kjo do të ndryshojë, pas po bëhet e qartë se një zgjidhje e hershme është shumë më e mirë sesa pritja për anëtarësim në BE, kur të gjitha levat do të jenë me ata që e kanë njohur Kosovën”, tha Serwer. Analisti amerikan, që njëherësh është edhe profesor në Universitetin John Hopkins, duke folur për gazetën serbe “Blic”, ka thënë se duket që korrigjimi i kufijve nuk është më në tavolinë si opsion, përcjell Telegrafi.

“Duket se Vuçiq nuk dëshiron t’i japë Thaçit atë që ai ka nevojë, por gjithashtu duket se as Thaçi nuk dëshiron që t’i japë Vuçiqit atë që ai dëshiron dhe që i nevojitet për shkëmbim territorial (të popullatës). Sipas mendimit tim, kjo është e mirë, sepse shkëmbimi i territoreve është një ide e keqe, kurse idetë e këqija janë zombie, nuk vdesin, por duke lëvizur kërkojnë ndonjë politikan, diplomat ose profesor karrierën e të cilit mund ta shkatërrojnë”, tha Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …