Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer, ka publikuar një përmbledhje të zhvillimeve për të gjitha vendet e rajonit. Sa i përket Kosovës Serwer thotë se ajo po ecë drejtë BE-së dhe NATO-s, por pa ndonjë përfitim. Megjithatë profesori amerikan thotë se ndryshe nga Beogradi dhe Republikën Serbe, Kosova s’ka rrugë tjetër dhe domosdoshmërisht duhet të përcjell NATO-n dhe BE-në. Serwer flet edhe për qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka takuar para pak ditësh në një prej restoranteve të Prishtinës. Ai thotë se Albin Kurti është i pakënaqur me Uashingtonin dhe Brukselin për qasjen e butë ndaj Beogradit. Serwer thotë se Kosova po kërkon që Beogradi ta tërheq letrën që mohon marrëveshjen e fundit të arritur vitin e kaluar dhe gjithashtu edhe nënshkrimin e saj. Aj përmend këtu edhe kushtin e tretë të kryeministrit Albin Kurti për dorëzimin e Radojiçiqit. Sipas tij, kjo qasje e kryeministrit zemëron BE-në dhe Amerikën.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …