Serwer

Daniel Serwer: Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë nuk duket e afërt, por nuk është e pamundur

Profesori dhe njohësi i politikave në Ballkan, Daniel Serwer ka shkruar se kryetari i Serbisë iu ka  rikthyer pretendimeve të stilit të Millosheviqit për viktima serbe dhe fokusohet në Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin është rënë në dakord, por që nuk është zbatuar. Në rastin konkret të targave, kjo do të nënkuptonte një zgjidhje reciproke, por çështja nuk është për targa, pasi bëhet fjalë për sovranitetin. Kosova po insiston në reciprocitet sepse ky është rregulli ndërmjet shteteve sovrane. Serbia e refuzon reciprocitetin sepse ky është rregulli ndërmjet shteteve sovrane. Asociacioni që dëshiron Vuçiqi do të duket ndryshe në kontekstin e njohjes reciproke. Gjykata Kushtetuese e Kosovës tashmë e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë funksione ekzekutive. Asociacioni mund të jetë përfundimisht i dobishëm për t’i qetësuar komunat veriore të Kosovës, thotë Server.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …