Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se NATO është duke e mbështetur Beogradin, pasi po kundërshton krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Serbia po kërcënon me ndërhyrje në Kosovë nëse Kuvendi i Kosovës voton për të krijuar ushtrinë. “Kosova nuk ka ushtri që nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 që e shpëtoi atë nga përpjekjet e presidentit Millosheviç për të reduktuar popullsinë e saj shqiptare me forcë dhe shpalljen e pavarësisë së saj në 2008. NATO ka siguruar mbrojtjen territoriale të vendit, edhe pse ajo qeveris vetë dhe është njohur si shtet sovran nga rreth 110 vende”, thotë ai. Qeveria tani dëshiron të konvertojë forcat e saj të sigurisë, të cilat janë të armatosura lehtë, në një ushtri. “SHBA, Britania e Madhe dhe NATO janë konsultuar tërësisht. Procesi do të zgjasë 10 vjet ose më shumë. Nëse forcat e NATO-s ndonjëherë do të largohen nga Kosova dhe do të dërgohen në misionet me prioritet të lartë, vendi do të duhet të ketë mjetet për të mbrojtur veten të paktën për disa ditë. NATO duhet të mbështesë ata që duan të lehtësojnë barrën e saj, jo ata që kërcënojnë agresionin”, vlerëson Daniel Server.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …