Analisti dhe profesori i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se përpjekja e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të kontrolluar komunitetin serb në Kosovë bëhet kryesisht përmes forca më e madhe politike e serbëve të Kosovës – Lista Serbe. Në një ligjeratë virtuale të organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Rrethi 99” në Bosnje-Hercegovinë, eksperti amerikan ka thënë se kontrollimi i serbëve të Kosovës bëhet edhe përmes shërbimeve sekrete serbe dhe aleatëve të krimit të organizuar në pjesën veriore të Kosovës të banuar kryesisht me serbë etnikë. Në Kosovë, përpjekja e hapur politike e Vuçiçit për të kontrolluar popullsinë serbe bëhet përmes Listës serbe. Por ai gjithashtu përdor shërbimet sekrete serbe dhe aleatët e tyre në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t’i qëndrojë besnike Beogradit, jo Prishtinës”, ka thënë profesori amerikan. Këtë e ka dëshmuar edhe sulmi terrorist i paramilitarëve serbë më 24 shtator në fshatin Banjë të Zveçanit, ka pohuar ai, por kryengritja e armatosur që për qëllim parësor ka pasur aneksimin e veriut kosovar, ishte penguar nga Policia e Kosovës dhe Forcat e KFOR-it.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …