Eksperti dhe analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se nuk pret ndonjë ndryshim të madh në dialogun Kosovë-Serbi, pavarësisht se mandatit të të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, i është vazhduar mandati deri në janar të vitit 2025. Serwer, duke lënë të hapur mundësinë për zhvillime të papritura gjatë kësaj periudhe. Këshilli i Bashkimit Evropian ka zgjatur formalisht mandatin e Lajçakut, pas kërkesës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Ky vendim vjen disa muaj pasi Lajçak ishte emëruar ambasador i BE-së në Zvicër, me fillim të detyrës më 1 shtator, pas skadimit të mandatit të tij si lehtësues i dialogut.Vazhdimi i mandatit të Lajçakut synon të shmangë vakumin në dialog, ndërsa pritet emërimi i pasardhësit të tij, një proces i lidhur ngushtë me emërimet e udhëheqësve të rinj të institucioneve të BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …