Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se problemet në Ballkan mund të zgjidhen përmes dialogut dhe nuk nevojitet ndërhyrja amerikane, transmeton lajmi.net. Siç shkruajnë mediat serbe, Serwer ka kritikuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për idenë e tij për hapjen e diskutimeve për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjatë prezantimit të librit të tij, “Nga lufta në paqe në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Ukrainë”, Serwer ka thënë se diskutimi mbi shkëmbimin e territorit mund të sjell vetëm destabilizim. Serwer po ashtu ka thënë se ideja e demarkacionit në mes të Serbisë dhe Kosovës është e keqe, por ajo tregon se Beogradi nuk më fuqi për të pasur pushtet në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …