leoni

Serwer

Daniel Serwer: Serbia nuk është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon

Daniel Serwer, profesor në Universitetin Amerikan “Johns Hopkins”, ka komentuar nismën ushtarake të Kroacisë me Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe reagimet e Serbisë ndaj kësaj iniciative. Serwer shprehet se “gara e vetme” e armëve në rajon është ajo që udhëhiqet nga Serbia, e cila për vite me radhë ka pasur një qëndrim agresiv ndaj fqinjëve të saj. Ai thekson se Serbia nuk është një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, duke e akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vučić, për mashtrim të diplomatëve të naivë. Sipas Serwerit, Beogradi vazhdon të refuzojë zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën dhe vazhdon të mbështesë politikën secesioniste të udhëhequr nga Millorad Dodik në Republikën Sërpska. Po ashtu, ai thekson se pushteti në Beograd, që nuk ka ndërprerë lidhjet me Kremlinin as pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, inkurajon politika proruse në Serbi dhe Mal të Zi, gjë që, sipas tij, nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …