Serwer

Daniel Serwer: Sulmi në Ibër-Lepenc, akt i tmerrshëm që kërkon hetim të mirëfilltë

Njohësi amerikan i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer, e cilësoi sulmin terrorist në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc si shqetësues dhe  me pasoja potenciale të mëdha për cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovës. Serwer e quajti këtë incident një akt të rëndë, por theksoi nevojën për fakte konkrete para nxjerrjes së përfundimeve. Është një akt i tmerrshëm që do të ndikonte në cilësinë e jetës së një numri të madh njerëzish për një kohë të gjatë. Por nga Uashingtoni nuk kam më shumë njohuri se ç’ kanë në Prishtinë apo Beograd,” tha Serwer, duke nënvizuar se deri tani nuk ka prova të qarta për autorët. I pyetur për rolin e mundshëm të elementeve ruse, Serwer e quajti këtë hipotezë të mundshme, por theksoi se pa fakte nuk mund të nxirren përfundime. Serwer theksoi se marrëdhëniet jofqinjësore mes Prishtinës dhe Beogradit kanë krijuar një situatë ku palët shpesh akuzojnë njëra-tjetrën për incidente të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …