Eksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se Maqedonia ka ngecur në procesin e anëtarësimit në BE por ai shpreson se pas zgjedhjeve të dhjetorit, shteti duhet të merrë një forcë dhe ti çoj këto procese përpara, gjë që e kërkon edhe faktori ndërkombëtar si kusht për antarësim në NATO dhe BE. Ai thekson se në këtë drejtim (ngecje) ka kontribuar kriza e brendshme politike që po zgjatë më shumë se një vit, por edhe kontesti për çështjen e emrit, i cili ka bllokuar në mënyrë të veçantë integrimin në NATO dhe BE . “Kjo nuk është e mirë, sikur edhe vendet tjera të Ballkanit, Maqedonia është si një biçikletë proverbiale. Ajo mbanë ekuilibrin e saj derisa sa është duke lëvizur përpara, por nëse ndalon, ka një tendencë të rrëzohet. Unë shpresoj ky shtet të marrë një shtytje nga zgjedhjet e reja, tashmë të planifikuara për në dhjetor”, është shprehur Serwer në një intervistë për IBNA. (Zhurnal)
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …