Analisti britanik, Daniel Smit tha se Serbia është duke e përgatitur “recetën ruse”, ku minoritetin serb që jeton në Kosovë dëshiron ta paraqet si “popullatë e rrezikuar”, njëjtë sikurse Rusia që pretendon se po bën me popullsinë rusisht-folëse në Ukrainën lindore. Me politikën e tij pro-ruse, Vuçiq vazhdimisht u shërbeu interesave të Rusisë në Ballkan. Në shumë raste, ai u shërbeu më shumë interesave të Rusisë sesa dhe popullit serb. Politika e tij e ashtuquajtur neutrale është më pro-ruse se çdo gjë tjetër. Si mund ta quajmë ndryshe presidentin e një vendi kandidat për në BE, Vuçiqin, veçse një ‘idiot i dobishëm” që lejon veten të shfrytëzohet nga një diktator dhe kriminel lufte si Vladimir Putin-i? Apo të dy kanë shumë gjëra të përbashkëta”, pyeti ai. Smith shprehet se pengimi i ardhjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi nga vendet fqinje ka ruajtur dinjitetin e popullit serb e që nuk është ruajtur nga vetë shteti i tyre. Ai shton se anulimi i kësaj vizite është një sinjal i mirë për rajonin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …