leoni

Danimarka mbështet proceset eurointegruese të Maqedonisë së veriut

Danimarka mbështet proceset eurointegruese të Maqedonisë së veriut

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pati takim me delegacionin parlamentar danez të Komisionit për Çështje Evropiane, në kuadër të vizitës së tyre të punës në vendin tonë. Fjalimin hyrës të takimit e mbajti nënkryetarja e Komisionit, znj. Arta Bilalli Zendeli, e cila theksoi se me Mbretërinë e Danimarkës kemi marrëdhënie të mira miqësore, në të gjitha fushat, me çka falënderoi mbështetjen daneze për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë kontekst edhe të vendit tonë. Duke rikujtuar se Parlamenti danez ishte i pari që ratifikoi Marrëveshjen tonë të Stabilizim Asocimit, si dhe Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ajo shprehu bindjen se Danimarka do të vazhdojë ta mbështesë vendin tonë në rrugën drejt BE-së.

 Në këtë kontekst, theksoi se si vend kandidat për anëtarësim në BE, ne jemi të obliguar t’i respektojmë udhëzimet në Kornizën tonë negociuese për anëtarësim në BE, në të cilën, ndër të tjera, duhet të përfshijmë edhe bullgarët në Kushtetutën tonë.

Njëkohësisht, informoi se ndryshimet kushtetuese janë në procedurë parlamentare dhe se pret që ato të miratohen sa më shpejt që të mbahet Konferenca Ndërqeveritare gjatë presidencës spanjolle, gjegjësisht deri në fund të vitit, në mënyrë që vendi të marrë një impuls pozitiv dhe entuziazëm për realizimin e reformave të nevojshme. Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z. Nils Fleming Hansen, përsëriti mbështetjen daneze për proceset eurointegruese të vendit tonë dhe se ai e kupton shqetësimin tonë se nëse përsëri nuk do të ketë më pengesa në rrugën tonë eurointegruese.

Megjithatë, Hansen theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të respektojë detyrimin e Kornizës negociuese dhe të miratojë ndryshimet kushtetuese, por në të njëjtën kohë të punojë në zbatimin e ligjeve dhe rregullativave që BE-ja kërkon nga ne në më shumë fusha.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …