Dardan Ibrahimi: 22 vjet nga Masakra e Reçakut

Dardan Ibrahimi: 22 vjet nga Masakra e Reçakut

Sot kur po kujtojmë 22 vjetorin e masakrës së Reçakut, nën moton “Vrapojmë ti kujtojmë” jemi munduar të jemi zëri i këtyre martirëve ashtu siç këta ishin e vërteta e patjetërsueshme se ushtria dhe policia serbe po bënin masakrime mbi popullsinë e pafajshme, vetëm e vetëm se ne ishim këtu ndër breza. Po mundohemi që të ecim gjurmëve të historisë, në mënyrë që rinia jonë por edhe populli në përgjithësi ta mësojë dhe kurrë mos ta harrojë se si erdhëm deri këtu ku jemi sot të lirë në shtetin tonë.

Jemi nisur tri grupe nga tri destinacione të ndryshme, shokë nga komuna të ndryshme duke vrapuar në drejtim të Reçakut, ku secili grup ka përshkruar distancën prej 15km. Pika e grumbullimit për tu bërë një trup e vetme ishin varrezat e dëshmorëve në Komunën e Shtimës pastaj vazhduam në Kompleksin Memorial të Martirëve të Reçakut.

Jemi munduar që ta kthejmë kohën kur z.William Walker ish-ambasador i OSBE-së në një formë vrapoi 22 vite më parë për ta parë të vërtetën dhe për ti treguar botës se kush ishte agresori.

Sot nëpërmjet këtij vrapimi jemi gjëma e këtyre martirëve e mbi të gjitha jemi Halim Beqiri i cili ishte vetëm 14 vjeç kur u vra.

Lavdi 15.01.1999- 15.01.2021

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …