Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Arrestimi i policëve të Kosovës në vijën kufitare me Serbinë është aksion i paramenduar i Vuçiqit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës, duke thënë se është aksion i paramenduar i Vuçiqit. Sipas Molliqaj, Vuçiqi e ka filluar politikën si megafon i luftës. Arrestimi i policëve të Kosovës në vijën kufitare me Serbinë është aksion i paramenduar i Vuçiqit. Vuçiq ka filluar politikën si megafon i luftës, ai mbijeton në politikë përmes armëve. Instrumentalizimi i policisë në shërbim të politikave ditore është taktikë e vjetër e liderëve autoritarë. Pati ose jo çështje, figura e fortë do hekur e barot. Aksionet me video-incizime janë përditësimi bashkëkohor i kësaj zeje të vjetër. Molliqaj ka thënë se incizimet janë masë stigmatizuese paragjyqësore.  Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës”, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …