Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Asociacioni qëndron prapa veprimeve të kryeministrit Albin Kurti e që lidhen me tensionet në veri të vendit. Asociacioni është përgjigja për secilin manovrim taktik të Kurtit. Në objekte apo jashtë tyre; me polici ose pa të; me zgjedhje ose pa zgjedhje. Kurti sillet rreth Asociacionit. Molliqaj thotë se procesi i dialogut po shkon drejt fundit. “Drafti paska qenë qysh moti në tavolinën e Kurtit. Escobar tregoi se Kurti e paska, por nuk po e publikon draft-statutin. Si t’ia bëjmë një veshje heroike fundit të një procesi që e vulos zvetënimin e krejt çfarë ishte dhe përfaqësonte? Kompetencat e autonomisë shkruhen në statut, kostoja politike imunizohet me polici. Asociacionit kompetencat e forta, kryeministrit figurën e fortë të policit. Të gjithë janë të kënaqur. Jemi përpara tërheqjes së madhe. Nuk po flasim për policinë, as për objektet ku do të punojnë kryetarët. Asociacioni është çështja, ka shkruar, Dardan Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …