Pas miratimit në lexim të dytë të Projektligjit për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ka reaguar edhe PSD-ja. Kryetari i kësaj partie Dardan Molliqaj, ka deklaruar se byroja do të jetë instrument i sofistikuar politik i kryeministrit Albin Kurti. “Nuk ka ndryshuar kontrolli absolut mbi përzgjedhjen e organeve drejtuese e mbikëqyrëse të Byrosë. Drejtori i Byrosë do të zgjidhet nga një shumicë e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, nga 5 anëtarët e Komisionit mbikëqyrës të këtij institucioni, 4 janë nën kontrollin politik të qeverisë duke pamundësuar një mbikëqyrje të pavarur. Zëvendësi i Avokatit të Popullit dhe drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, dhe Auditori i Përgjithshëm zgjedhën me shumicë të votave në Kuvend, përderisa drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare zgjidhet nga Qeveria”, është thënë në reagimin e PSD-së. Më tutje, PSD-ja ka theksuar se LDK-ja i është përgjigjur me duar lart gjyqeve publike e gjuetisë së shtrigave. “Asnjë vend evropian nuk e ka një mekanizëm të tillë. Nevoja për ta dëshmuar pafajësinë përpara këtij pushteti nënkupton pranimin e tij si instancë etike. Pikërisht kur skandali Martin Berishaj po bën kërdinë, disponimi antikorrupsion i tyre shkoi në Vetëvendosje. Inferioriteti në LDK po e çon atë të pushteti, ende pa marrë pushtet”, është thënë në reagimin e PSD-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …